Foto: ZKM

Kurti fton për takim liderët e opozitës

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar për takim liderët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se takimi është planifikuar të mbahet të premten.

“Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët e opozitës.Takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë” – ka thënë Kryeziu për KALLXO.com.

Tema e këtij takimi nuk është bërë e ditur, ndërsa Kryeziu ka thënë se për detaje të tjera rreth takimit do të ketë njoftim ndërkohë.

Ftesa e Kurtit vjen pas takimit të tij me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili sot vizitoi Kosovën.

Kurti dhe Escobar flasin për partneritetin ‘e palëkundur’ mes Kosovës e SHBA-ve