Kurti emëron zëvendësministra në dy ministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot dy zëvendësministra.

Zëvendësministrat e emëruar janë: Edona Maloku – Bërdyna, zëvendësministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Të dy ministritë deri tani kishin nga një zëvendësministër.