Kurti dhe Ambasadori i Italisë diskutojnë për zgjerimin e partneritetit                

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të partneritetit në mes dy vendeve tona.

Ambasadori Orlando ka njoftuar se ky takim ishte në prag të vizitës së ministrit Luigi Di Maio në Kosovë.

“Sot, pata kënaqësinë të takoja Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të partneritetit tonë të shkëlqyeshëm në prag të vizitës së Ministrit Luigi Di Maio në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Orlando në Twitter.