Foto: Iljasa Fazliu - Facebook

Kthehet në punë logopedi i dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Logopedi nga Gjilani i cili ishte arrestuar si i dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, Iljasa Fazliu është kthyer në punë si logoped në Klinikën e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Fazliu ishte ulur nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) më 29 nëntor.

Në lidhje me rikthimin e tij në punë, drejtoria e SHSKUK-së ka thënë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit.

“Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I. F. figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë” – thuhet në njoftim.

Sipas kësaj drejtorie logopedi Fazliu ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, Vërtetim, sipas të cilit është në procedurë të ri licencimit të tij nga data 5 janar 2023.

KALLXO.com ka provuar të marr një qëndrim edhe nga logopedi por që i njëjti nuk është përgjigjur duke thënë se është i zënë.

Raportimet e Kallxo.com për logopedin Fazliu mund t`i gjeni në këtë LINK.