Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri Hoti takon sonte delagacionin amerikan, pritet të nënshkruhet marrëveshje

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim prej orës 18:30.

Në njoftim mes rreshtash thuhet se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes dy palëve. Përderisa, pas takimit është paralajmëruar të ketë konferencë për media.

Në Kosovë, të hënën do të qëndrojë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), bashkë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Kjo vizitë në Kosovë do të ndodhë pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpine e Bardhë në Uashington më 4 shtator, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.