
Ilustrim
KRU ‘Mitrovica’ njofton se është kthyer furnizimi me ujë
21.5.2023 - 22:48
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se është rregulluar defekti i cili kishte shkaktuar ndërprerje të ujit.
“Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol fillon trajtimin e ujit pasi që është sanuar defekti”- thuhet në njoftimin e kompanisë.
Para rreth një ore kjo kompani kishte bërë të ditur se në bazë të informatave që kanë pasu nga Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol ka pasur ndërprerje të përkohshme të prodhimit për shkak një defekti në procesin e trajtimit.
Kompania e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ njofton për ndërprerje të ujit për shkak të një defekti