Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen 'Lakërishtë' të Prishtinës

Banorët e lagjes “Lakrishtë” kanë mbetur pa ujë. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësellësit përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje” thuhet në njoftimin e KRU” Prishtina”.

Sipas njoftimit të KRU “ Prishtina” ekipet janë në teren për të sanuar defektin.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit tē defektit.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes” thuhet në njoftimin e KRU “ Prishtina”.

Po ashtu në një njoftim tjetër KRU “ Prishtina” ka bërë me dije që do të intervenojë edhe në lagjet tjera të Prishtinës.

“Ekipet e mirëmbajtjes do intervenojnë në këto zona: rruga” Bill Clinton” ku degëzohet me rrugën ” Tirana”, rruga” Garibaldi”, rruga” Antigona Fazliu”, rruga” Tahir Zajmi”, rruga” Boletini” dhe rruga” Mehmet Devaja” në fshatin Bardhosh, fshati Leban, fshati Henc te “Ura e Madhe” rehabilitim i gropave, rruga” Ilir Konushevci” dhe rruga” Fehmi Agani” në Prishtinë” thuhet në njoftim.