Ndërpritet furnizmi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijës për Mitrovicë dhe Skenderaj.

Sipas njoftimit të tyre, nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol.

Si rrjedhojë, nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj, derisa ujësjëllësi të kryejë obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.

KRU “Mitrovica” ka apeluar tek të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre “në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit të energjisë elektrike”.