Kroacia gjatë pandemisë - Foto: REL/AFP

Kroacia ndalon udhëtimin jashtë qyteteve dhe provincave

Autoritetet e Kroacisë kanë futur masa të reja shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e virusit COVID-19, duke ndalur udhëtimin mes qyteteve dhe disa qarqeve, duke filluar nga e mërkura deri më 8 janar, raporton BalkanInsight.

Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët filluan të japin leje për ata që konsiderohet se duhet të përjashtohen nga ky vendim. Sipas ministrisë së punëve të brendshme, rreth 80 mijë kërkesa janë dorëzuar deri të martën në mbrëmje, por më shumë se gjysma janë mohuar.

Në kufijtë mes qyteteve dhe provincave do ketë oficerë që do kontrollojnë çdo makinë.