Ilustrim Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ ka filluar me rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve për asamble komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të dërgojë në rinumërim rreth 500 vendvotime për Kuvende Komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ky vendim erdhi pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka pranuar më shumë se 350 ankesave të paraqitura nga kandidatët për asamblistë kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Rreth 450 janë vendvotime të rregullta që do të rinumërohen ndërsa janë edhe 10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe 8 nga Podujeva, si dhe disa dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë dhe Prizren.

Këto të dhëna të paraqitura në mbledhjen e KQZ-së janë jo-përfundimtare, pasi do të rishikohen edhe një herë të dhënat nga vendimet e PZAP-it.

Rinumërimi ka filluar dje, më 8 nëntor, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.