KQZ: Janë aprovuar mbi 2 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës

Burim Ahmetaj , kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së tha se është duke vazhduar puna e aplikuesve për votim jashtë Kosovës e cila do të përfundojë më 21 janar në orën 18:00.

Ahmetaj tha se duke iu referuar orës 12:00 të ditës së sotme, janë futur gjithsej 3 mijë e 455 aplikacione për regjistrim.

“Numri i raportuar për aplikacioneve është shifër që mund të pësoj ndryshime. Prej 3 mijë e 455 aplikacioneve, të aprovuara janë 2 mijë e 249 aplikacione. Janë refuzuar 431 aplikacione të cilat duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse”, tha ai.

Ahmetaj shtoi se janë 16 mijë e 386 e-maila të pa hapura që janë në proces e sipër.

“Shërbimi votues është duke punu në dy ndërrime”, shtoi ai.