Kosova fiton edhe ndaj Shqipërisë në European Challenger

Dardanët e rinj nuk kanë të ndalur në turneun që po mbahet në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës U16 në basketboll po shkëlqen në turneun FIBA European Challenger, i cili po mbahet në qytetin e Prishtinës.

Kosova ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi, kësaj radhe duke mposhtur kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Periskopi.

Dardanët triumfuan me rezultatin 103:46 (24:11, 25:16, 25:12 dhe 29:7).

Kosova paraprakisht triumfonte ndaj kombëtareve si Malta, Moldavia dhe Gjibraltari. RTK