Glauk Konjufca Foto: Kuvendi i Kosoves

Konjufca: Ndarja e pabarabartë e punëve në familje duhet të ndryshohet

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, sot (29.05.2024) kanë lansuar projektin “Më shumë zgjidhje: Politikat e papërgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat në Kosovë- Faza 2”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, gjatë lansimit të këtij projekti, është shprehur se ndarja e barabartë e punëve në familje është e vetmja agjendë e drejtë e ndarja e pabarabartë e tyre, grave e vajzave ua merr kohën që ju takon.

“Ndarja e pabarabartë e punës ua merr grave e vajzave kohën që iu takon, e kjo është këputje e ambicieve, e karrierës, është kufizim social që vet shoqëria e aplikon në vetvete dhe kjo duhet të ndryshojë” – tha mes tjerash Konjufca.

Sa i përket zbatimit të politikave të ndarjes së barabartë të punëve në familje, kryeparlamentari ka deklaruar se në aspektin ligjor janë bërë përmirësime, por që bashkëpunimi me institucionet publike dhe private, ende mbetet sfidë.

“Kuadri ynë ligjor ka shënuar përmirësime, por ajo që mbetet sfidë është implementimi i tyre që kërkon bashkëpunim mes institucioneve publike dhe private” – ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se ky projekt i Kuvendit të Kosovës është realizuar më ndihmën e Fondit ë Kombeve të Bashkuara dhe Agjencisë austriake.