Ilustrim

Konfiskohet një kartëmonedhë 200 euro nën dyshimin se është e falsifikuar

Një burrë dje ka raportuar në Polici se ka hasur në një kartëmonedhë prej 200 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë të Jugut.

Policia ka njoftuar se është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa monedha e dyshuar është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.