Komunat që sot u prekën me rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 11 raste, Gjilan 9 raste, Gjakovë 6 raste, Viti 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit dhe 73 janë shëruar.