
Komunat ku u shfaqën rastet e reja me coronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga këto testime, kanë rezultuar pozitiv gjashtë persona.
Rastet pozitive janë raste kontakti, Komuna e Vushtrrisë ka 5 raste të reja që të gjitha nga fshati Stanovc, ndërsa një rast i ri është konfirmuar në Komunën e Obiliqit me vendbanim në Llazarevë.
Gjithashtu sot me datë 30 maj, janë shëruar edhe 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.
Që nga data 13 mars në Kosovë deri më sot janë konfirmuar në total 1,070 raste me COVID-19.
Nga ka numër i përgjithshëm deri më sot janë shëruar 841 pacientë, ndërsa janë shënuar 30 viktima.
Aktualisht në Kosovë janë 211 raste aktive me COVID-19.
Rezultatet e 220 testimeve për COVID-19