Lajm i Fundit, Coronavirus

Rezultatet e 220 testimeve për COVID-19

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me COVID-19 janë konfirmuar 6 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.

Sot më 30 maj 2020, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.