Komuna e Prishtinës të moshuarve përveç çajit u siguron edhe biskota

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga sot në Qendrën Kulturore dhe Sociale për të moshuarit në Prishtinë çaji do të shërbehet i shoqëruar me biskota.

Kjo, sipas Komunës, si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale me një kompani.

“Tash e tutje, çaji në Qendrat Kulturore dhe Sociale për të Moshuarit në Prishtinë do të shërbehet me biskota të ndryshme.Kjo, si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale me Kompaninë Buçaj. Së shpejti do të fillojmë edhe me shujtën e mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.