Komandant Hoxha ftohet nga Gjykata Speciale

Samidin Xhezairi, i njohur si komandant Hoxha në luftën e fundit në Kosovë, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Zafir Berisha, zyrtari i Nismës Socialdemokrate në Prizren.

Berisha ka shkruar në Facebook se ndihet krenar që ka qenë bashkëluftëtar me komandant Hoxhën.

I bindur shumë, miku dhe bashkëluftetari ynë (Samidin), si në luftë edhe tashë do të dini ti bërballoni sfidave që ju dalin përpara.
Ju, ne dhe e gjithë Kosova i përhulen luftës së UÇK-së dhe ndihem krenar që nje pjesë të luftës ishim bashkë në përpjekjet titanike për lirin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav…

Dalshi faqebardh ju dhe gjithë luftetarët e vërtet të UÇK-së përball padrejtësis së radhës.”, ka shkruar Zafir Berisha.

Ai pritet të udhëtojë për intervistim më 14 dhjetor ndërsa ftesën e ka pranuar gjatë ditës së djeshme.