Kjo është lista e futbollistëve U19 të Kosovës për miqësoren kundër Shqipërisë
Trajneri i Kosovës për grupmoshat deri në 19 vjet, Ramiz Krasniqi ka bërë publike listën për dy ndeshjet miqësore që Kosova pritet t’i zhvillojë kundër Shqipërisë.
Këto dy ndeshje miqësore janë të mirëseardhura para sfidave të rëndësishme që e presin Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Malta 2023”, ku Kosova bënë pjesë në grupin e 3-të së bashku me Ukrainën, Qipron dhe Suedinë.
Ndeshja e parë midis Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet me 26 mars duke filluar nga ora 15:00 ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet dy ditë më vonë duke filluar nga ora 10:00.
Ndeshjet do të zhvillohen në Rrogozhinë në stadiumin “Egnatia Arena”.
Në listën e publikuar shihet futbollistë të cilët luajnë për skuadrat si Inter, Hertha Berlin, Crystal Palace e Hoffenheim.
Po ashtu shumica e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje miqësore janë nga skuadra e Besës së Pejës.
Lista e futbollistëve të ftuar:
Altin Gjokaj FC Besa
Rinor Jahmurataj FC Besa
Altin Mehaj FC Besa
Drin Bajraktari FC Ferizaj
Milot Ajeti SC Gjilani
Blerjon Avdimetaj FC Besa
Orges Mehmeti FC Ferizaj
Uliks Spahiu FC Besa
Arlind Maloku FC Ballkani
Etnik Bruti FC Besa
Rinor Toverlani FC Llapi
Arianit Hasani FC Llapi
Erion Sadriu FC Ferizaj
Ermir Rashica FC Trepça ‘89
Rion Selimi FC Dukagjini
Eridon Maloku FC Drita
Laurence Shala FC Crystal Palace
Donart Lubishtani FC Inter Milan
Gent Rexhepi FC Xamax
Dion Ajvazi Hertha Berlin BSC
Leart Haskaj TSG 1899 Hoffenheim
Andi Kadriu FC Trepça ‘89