Kosova U19 e pëson humbjen e tretë në tri ndeshje në Kampionatin Europian

Kombëtarja e Kosovës U19 në kategorinë e vajzave në hendboll e ka pësuar edhe humbjen e tretë nga tri ndeshje të zhvilluara në Kampionatin Europian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Vashat tona kanë lëshuar mundësi të artë që ta shënojnë fitoren e parë në këtë kampionat, pasi kanë humbur me një pikë dallim nga Ishujt Faroe 23-22.

Kosova ka humbur edhe nga Republika Çeke me rezultat 32:10, dhe nga Turqia 28:24.