Kosova U19 e pëson humbjen e tretë nga tri ndeshje

Kombëtarja e Kosovës U19 i ka mbyllur kualifikimet për Europianin 2022 pa asnjë fitore.

Kosova U19 sot ka pësuar humbje me rezultat 3-0 nga Uelsi.

Uellsi kaloi në epërsi në minutën e 16’ me Hughes.

Për 2-0 shënoi Harris në minutat shtesë të pjesës së parë.

Për 3-0 shënoi përsëri Hughes në minutën e 57’.

Nga tri ndeshje Kosova i ka tri humbje duke u pozicionuar në vendin e fundit, madje “Dardanët” e rinj nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol duke i pranuar shtatë të tillë.