Kosova U19 fiton medaljen e bronztë

E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për hendbollin kosovar.

Kombëtarja U19 e Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në IHF Trophy Intercontinental.

Në ndeshjen për vend të tretë Kosova fitoi ndaj Kanadasë me rezultat 32:26. Djelmoshat kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhmen dhe kanë mbyllur garën me fitore bindëse.

Kosova U19 kishte fituar ndaj Zelandës së Re me rezultat 41:14, por më pas humbi nga Kanada (35:31) dhe në gjysmëfinale nga Taipei Kinez (35:26). Të dielën iu revanshua Kanadasë dhe mbylli pozitivisht garën.

Sot janë edhe dy ndeshje historike për hendbollin kosovar. Nga ora 18:00 Kosova U21 luan finalen e IHF Trophy ndaj Taipeit Kinez, ndërsa nga ora 19:00 në Tel Aviv, kombëtarja A luan ndeshje kualifikuese për “Euro 2020” me Izraelin.