Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos me armë sot në Prishtinë

Polici i Kosovës i cili është plagosur sot në një tentim grabitje në Prishtinë, është në gjendje stabile shëndetësore.

Kështu ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK-ja dhe gjendja e tij është stabile”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas Borovcit, po vazhdojnë veprimet policore me fokus zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një polic ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pas gjuajtjeve që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm me një grup të dyshuarish për grabitje në lagjen Veternik në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.

Plagoset një polic pas gjuajtjeve me armë nga të dyshuarit për grabitje