Kishte marihuanë në xhep, por pas kontrollit rrahu dy zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë.

Në raportin policor bëhet e ditur se zyrtarët policorë për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje