COVID-19

Këto janë kapacitetet aktuale për trajtimin e pacientëve me coronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Klinika Infektive i ka aktualisht 125 shtretër dhe 6 respiratorë me mundësi shtimi sipas nevojës.

“Që nga fillimi i pandemisë në këtë klinikë janë trajtuar 2,122 pacientë”, tha ai, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19.

Sipas ministrit, në funksion do të jenë edhe repartet infektive të spitaleve të përgjithshme rajonale.

“Sipas vlerësimit të bërë nga zyra e OBSH-së në Kosovë, siç është reparti i sëmundjeve infektive në spitalin e Prizrenit. Ky mobilizim nënkupton rreth 500 shtretër që mund të vihen në funksion të trajtimit spitalor të COVID-19”, theksoi ai.