Këtë javë pritet të transferohen pagat e Pakos Emergjente

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se brenda kësaj jave do të bëhet transferimi i pagave për masat 3A, 3B, 7, 8 dhe 14.

Ndërsa për ato bizneset të cilat kanë pasë gabime gjatë aplikimit do të pahuhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave.

“MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa. Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale”, thuhet në komunikatën e
MEA.

Tutje bëhet e ditur se Ministria do të siguroj të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI – elektronik, por pavarsisht gabimeve që janë bërë gjatë aplikimit Ministria thotë se do të përfshihen në pagesë.

Ky proces do të përfundoj në muajin shtator.

Pakoja Emergjente është krijuar pasi që ne vend ka filluar të përhapet pandemia me COVID-19, në mënyrë që bizneset të përfitojnë në këtë kohë ku vendi ka kufizim të levizjeve e mundësit për rimkëmbje ekonomike janë vështir të tejkalueshme për shumicën e bizneseve.

Këto paga janë për fazën e dytë pasi që faza e parë është përfunduar muajin e kaluar.

Ekzekutimi i Pakos Emergjente pret dekretimin nga Presidenti të Ligjit për rishikimin e buxhetit