Këshilltari serb i Ranillugut bastiset për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka bërë sot një bastisje në fshatin Korminjane, në shtëpinë e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Ranillugut, Ivan Ristiq.

Policia e Kosovës  ka konfirmuar për KALLXO.com se bastisja është bërë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

“Operacioni policor i realizuar në një fshat të Komunës së Ranillukut i cili ka qenë i bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente ka përfunduar. Operacioni policor është kryer mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje, por gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë armë ilegale”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Për këtë bastisje, gjatë ditës së sotme është deklaruar edhe këshilltari serb, Ivan Ristiq.

“Kërkimi zgjati tre orë të plota dhe oficerët e policisë u larguan nga prona ime”, tha Ivan Ristiq për RTV Puls nga Shillova.