
Foto: Ilustrim
Kërkohet paraburgim për Princ Dobroshin
10.12.2019 - 13:51
Prokuroria e Pejës ka paraqitur kërkesë për paraburgim për Princ Dobroshin.
KALLXO.com ka raportuar dje për arrestimin e Dobroshit i cili ishte dënuar me burg në Norvegji për trafikim të drogës.
Zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi, tregoi se për Dobroshin, tani të dyshuar për lëndim të lehtë trupor, është kërkuar paraburgim.
“Prokuroria Themelore e Pejës , ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave (P.D dhe A.D), për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor ” tha Nikçi.