Princ Dobroshi Nis Biznesin e Basteve në Kosovë

Njeriu që ishte dënuar me 14 vjet burg nga autoritetet norvegjeze për trafikim të heroinës është kthyer për të bërë biznes në Kosovë. Princ Dobroshi e ka të ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian por autoritetet në Kosovë i kanë dhënë licencë për tu marrë me biznesin e basteve në vendlindjen e tij, në Pejë. Administrata Tatimore planifikon që t’ia pamundësojë Dobroshit që të merret me biznesin e basteve për shkak të së kaluarës së tij. Këtë pritet ta bëjë në maj të vitit 2013.