Foto: Ilustrim

Kërcënohen me armë zyrtarët e Agjencisë së pronave

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Miraqë të Vushtrrisë për pengim të disa personave zyrtar në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, disa zyrtar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave, kanë informuar policinë se i dyshuari nën kërcënimin e armës, i ka penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit për këtë rast i është bërë kontrollimi i shtëpisë, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.