Enëlarësja

KEDS tregon se sa rrymë harxhon enëlarësja dhe kur duhet përdorur për të harxhuar më pak

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se rreth 7.80% e faturës mujore të qytetarëve shkon për enëlarësen.

KEDS ka apeluar te konsumatorët që të kursehet rryma, duke u munduar që pajisja të përdoret pas orës 22:00.

“Kjo përqindje mund të zvogëlohet nëse kujdesemi dhe kursejmë energjinë elektrike, duke mos lëshuar enëlarësen nëse nuk është e mbushur me enë dhe duke u munduar të përdorim atë pas orës 22:00, kur tarifa është e ulët”, thuhet në njoftimin e kompanisë.