COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër vdekje nga COVID-19 brenda 24 orëve

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19 në 24 orëshin e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit ditor.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Sot janë shënuar edhe 733 raste të reja me SARS- CoV-2 në nivel vendi, ndërsa janë shëruar 137 pacientë të tjerë.

Rezultatet e mbi 1,500 mostrave të testuara për COVID-19