Ilustrim

Katër të arrestuar, arma e vjedhur u ishte shitur dy personave

Një grua dhe tre persona tjerë të dyshuar, janë arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Rasti siç njofton policia ka ndodhur në Kamenicë dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“E dyshuara grua dyshohet se kishte vjedhur një pistoletë pa leje nga i dyshuari kosovar dhe më pas i kishte shitur një të dyshuarit tjetër mashkull kosovar, ku edhe ai i kishte shituar një të dyshuari tjetër. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe është konfiskuar pistoleta me pesë fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh.