Foto: video / screenshot

‘Katar 2022’, Brazili shpartallon Serbinë, e mposht 2:0

Kombëtarja e Brazilit ka mposhtur Serbinë më rezultatin 2:0, në kuadër të grupit G të kampionatit Botëror në Futboll që po mbahet në Katar.

Golat për Brazilin i shënuan nga Richarlison në minutën e 62 dhe 73 të takimit që u zhvillua në “Lusail Stadium”.

Në kuadër të këtij grupi, Zvicra ka mundur Kamerunin 1:0. Në xhiron e dytë, të hënën  Brazili takohet me Zvicrën, kurse Serbia me Kamerunin.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe dy takime të Grupit H, në kuadër të këtij botërori. Takimi Urugai dhe Koreja e Jugut u mbyll pa fitues, ndërsa Portugalia ka mposhtur Ganën me rezultat 3:2.

Kampionati Botëror i Futbollit “Katar 2022” ka nisur të dielën, më 20 nëntor, me takimin Katar – Ekuadori që u fitua 2:0 nga amerikanolatinët.