Brazil, "tunel përqafimi" që familjarët të mund të përqafojnë të afërmit e moshuar

Një shtëpi e përkujdesjes për të moshuarit në jug të Brazilit ka dalë me një mënyrë kreative për të sjellë dashuri për banorët e saj mes pandemisë së coronavirusit, duke krijuar një “tunel përqafimi” që lejon të afërmit të përqafojnë të sigurt më të dashurit e tyre.

Ideja u shfaq muajin e kaluar, menjëherë pas Ditës së Nënës, kur stafi në objektin Três Figueiras në shtetin e Rio Grande do Sul vuri re që disa banorë po ndjeheshin të mërzitur.

“Ne kemi vërejtur se banorët tanë të moshuar po ndjeheshin të trishtuar,” tha Luciana Brito, njëra nga pronarët e objektit, për CNN. “Ne menduam se ata do të ishin shumë më të lumtur nëse do të gjenim një mënyrë që ata të përqafonin të afërmit e tyre”.

Objekti është shtëpia e 28 banorëve të moshuar që kanë qenë në izolim që nga 17 marsi, me komunikim të kufizuar me botën e jashtme – vetëm me video-thirrje./CNN