Angli - Gjermani. Anglia kualifikohet për qerekfinale duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kampionati Evropian ‘Euro2028’ pritet të organizohet në këto dy shtete
22.3.2022 - 14:01
Britania e Madhe dhe Irlanda janë dy shtete të cilat edhe zyrtarisht pritet që të organizojnë Kampionatin Evropian “EURO 2028”.
Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave përfundon nesër, por sipas njoftimit nuk ekziston ndonjë shtet tjetër që pritet të garojë për të fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian “EURO2028”.
Shteti i Turqisë e ka tërhequr kandidaturën pasi dështoi në dy ofertat e fundit për të organizuar Euron në 2016 dhe 2024, ndërsa oferta e planifikuar e Rusisë nuk është marrë as parasysh pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve nga UEFA dhe FIFA.