Kaçanik, sulmohen fizikisht zyrtarët policor

Një person është arrestuar nën dyshimin se i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës  12:50.

Njëri nga zyrtarët policor, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.