Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaçanik, i dyshuari shtynë të miturit të vjedhin në shtëpitë e tyre

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet të ketë shtyrë dy të mitur të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre.

Sipas Policisë, gjësendet e vjedhura janë shitur në lokacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik dje rreth orës 15.