Policia e Kosovës

Kaçanik, arrestohet një 47-vjeçar i cili kërkohej nga gjykata

Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një 47-vjeçar i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor dhe vjedhje e shërbimeve”, me dënim burgimi prej 40 ditëve.

Sipas njoftimit i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur dje rreth orës 11:50.