Ka të vdekur nga tërmeti në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me fuqi 6.8 ballë godi sonte Turqinë lindore.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Soylu, ka thënë se 4 qytetar kanë humbur jetën deri më tani, shkruan CNN Turk.

Tërmeti me epiqendrën e Sivrice u ndje në të gjithë rajonin, veçanërisht në provincat përreth si Malatya, Adıyaman dhe Tunceli, veçanërisht në Anatolinë Qendrore, Anadollin Lindor dhe Anadollin Juglindor.

Pas tërmetit, gjithsej 4 qytetarë, dy në Malatya dhe dy në Elazığ, vdiqën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Sulejman Soylu.

Dalin pamjet e para të tërmetit në Turqi