Junik, pesë të mitur vodhën biçikleta dhe helmeta mbrojtëse

Pesë të mitur dyshohet se kanë hapur me forcë dritaren e një objekti dhe kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës.

Rasti ka ndodhur në Junik më 25.05.2024 në orën 11:00.

“Janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit”- ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar.