Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Jepet premiera e shfaqjes ‘Totem dhe Tabu’

Është dhënë dje në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaqja “Totem dhe Tabu”.

Shfaqja është realizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, me dramatizim të Zana Hoxhës dhe koreografi të Robert Nuhës.

“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore, por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologëve.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pyetjet, reflektimet, çështjet dhe temat që trajtohen mbeten të izoluara brenda “kornizave” individuale dhe kolektive që janë Tabu për shoqërinë apo nuk arrijnë të depërtojnë në diskursin publik.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com