Jep dorëheqje Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka deklaruar se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm dhe nuk do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Ardern u tha gazetarëve në qytetin Napier të enjten se 7 shkurti do të jetë dita e saj e fundit në detyrë si kryeministre e Zelandës së Re.

“Nuk po largohem sepse ishte e vështirë. Po të ishte kështu, ndoshta do të isha larguar dy muaj në punë. Po largohem sepse me një rol kaq të privilegjuar vjen përgjegjësia, përgjegjësia për të ditur se kur je personi i duhur për të udhëhequr dhe gjithashtu kur nuk je”, ka deklaruar Ardern.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Zelandës së Re do të mbahen më 14 tetor.

Njoftimi i dorëheqjes së Ardern erdhi ndërkohë që Partia e saj Laburiste dukej se do të përballej me një fushatë të vështirë zgjedhore këtë vit.

Ndërkohë që laburistët fituan rizgjedhjen dy vjet më parë në një fitore të përmasave historike, sondazhet e fundit e rendisin këtë parti pas rivalëve të saj konservatorë./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala