Itali: Shqiptarja mbytet në det, shpëton vajza 6 vjeç

Një grua me prejardhje shqiptare është mbytur në zonën e plazheve Matera në Itali.

Sipas mediave italiane, ajo u vu re nga rojet bregdetare në ujë me vajzën e saj 6 vjeçare aty pranë. Ata u hodhën në det për ta shpëtuar, por ndërhyrja e tyre ishte e vonuar.

Gruaja sipas mediave Italiane ishte së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët për pushime në Itali.

Autoritetet Italiane kanë larguar nga puna dy roje bregdetare pasi dyshohen se nuk ishin në nivelin e duhur të kujdesit për pushuesit.RTV21