Istog, dyshohet se një burrë u dhunua

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënë është raportuar një rast i dhunimit në Istog.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga një burrë.

Sipas PK-së, ky rast po vazhdon të hetohet.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga Drejtoria e Rajonale e Policisë në Pejë kanë bërë të ditur për KALLXO.com se viktima është burrë.

Ndërkaq, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës ka bërë të ditur për KALLXO.com se lidhur me këtë rast janë lëshuar urdhëresa nga prokurorja e krimeve të rënda që kjo çështje të hetohet dhe të merren veprime konkrete që do ta ndriçojnë këtë çështje.

“Është njoftuar prokurorja e krimeve të rënda me ç ‘rast e njëjta ka lëshuar urdhëresa të shumta të merren të gjitha veprimet e mundshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet” –  tha Nikçi për KALLXO.com.