Istog, arrestohet burri për dhunë psikike ndaj gruas

Dje në Istog është arrestuar një burrë pasi i njëjti duke mos respektuar urdhërin mbrojtës i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij.

Në raport policor thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.