Qengjat, ilustrim

Istog, 25 qengja dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia

Polica e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur 25 qengja, të cilët dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas njoftimit të policisë për rastin janë njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe prokurori.

“Kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit ndërsa kombi i është sekuestruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në fshatin Cerkolez të Istogut, më 30 qershor rreth orës 19:50.