Haki Shatri (AAK). Foto: Atdhe Mulla

Ish-ministri i Financave: Privatizimi nuk i ka dhënë efektet e pritura

Ish-ministri i Ekonmisë dhe Financave, Haki Shatri, ka thënë se privatizimi në Kosovë nuk i ka dhënë efektet e pritura.

Shatri tha se ky është vlerësim i tij për moefikasitetin e privatizimit.

Këto deklarata Shatri i bëri gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

“Në parim, pa u lëshu në përgjegjësi të kësaj pjese, nuk jan mbërri qëllimet për arsye praktike. Privatizimi nuk i ka dhënë efektet e pritura në shkallën e tërheqjes së investimeve të huaja që ka qenë qëllim i privatizimit, nuk ka dhënë efekte në punësim, në pozitën sociale të qytetarëve, nuk ka dhënë efekte të pritura në përmirësimin e bilancit në këmbimin ndërkombëtar të mallrave. Kanë mungu efektet e pritura nga ky proces”, tha ai.

Shatri tha se procesi i privatizimit nuk është bërë për interesa të Kosovës por që BE sipas tij ta paraqesë si rezultat të përfunduar të vetin.

“Procesi ka qenë i projektuar jo për interesa të Kosovës por i menduar që BE si e ngarkuar me procese të zhvillimit ekonomik dhe tranzicionit e ka mendu vetëm me përfundu këtë fazë dhe me tregu si rezultat pa e shiku interesin tonë”, tha ai.

Shatri gjatë mbledhjes së komisiont është pyetur edhe për metodat e shitjes.

Ai tha se ka pasur dy metoda, metoda spin-off dhe spin-off special.

“Spin-off e ka pas një rregull oferta publike është publiku në media që këto ndërmarrje publike privatizohen, të interesuarit kanë mujt me shku në AKM me i marrë formularët dhe procedurat. Për spin-off nuk ka pas marrëveshje. Kanë konkurru njerëzit me shifra. Kur janë hapë ofertat ajo shifër që ka ofru më së shumti para për një pasuri ka fitu. Ndërsa as spin-off special nuk ka pasë negociata, ka pasë me i plotësu kërkesat. Pos çmimit, ka pasë kërkesa p.sh, se asaj pasurie nuk guxon mi ndrru veprimtaria, numri i punëtorëve, etj”, tha ai.

Shatri tha se faji i dështimit të procesit është te metoda e zgjedhur për privatizim.

Ai tha se institucionet nuk kanë punuar për t’I nxjerr ligjet dhe regulloret për interesa të vendit.

Ish- Ministri Beqaj para Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit, eviton përgjigjet për KEDS-in

Naser Osmani për privatizimin: Çmimi i shitjes nuk ka qenë i rëndësishëm