Arifi: Privatizimet kanë qenë një dhimbje për punëtorët

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar Haxhi Arifin, ish- anëtar i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve i cili tha se sa ishte anëtar në bordin e AKM dhe AKP-së, ka pasë ngrirje të pjesëmarrjes.

Arifi tha se si institucion janë munduar që t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve gjatë privatizimit.

Sipas tij privatizimet kudo që kanë qenë, kanë qenë një dhimbje për punëtorët.

Arifi shtoi se kishte dy kërkesa për të drejtat e punëtorëve të cila sipas tij nuk janë realizuar.

“Kur unë e kam ngri pjesëmarrjen e kam ngri për dy çështje dy kërkesa kanë qenë që punëtorët nuk janë shpërblyer sa duhet. 20 për qindëshi ka qenë diçka shumë e vogël”, tha ai.

“Kërkesa e dytë e imja ka qenë që 20 për qindëshi duhet tu takoj gjithë punëtorëve që nga viti 90 e këndej. Këto dy kërkesa nuk janë realizuar”, shtoi Arifi.

Arifi tregoi se nuk kanë pasur përvojë të privatizimit, gjithë anëtarët vendor dhe sipas tij është dashur që të kenë përvojë më shumë.

“Privatizimi i ka sukseset e veta por në si BSPK nuk jemi pajtuar asnjëherë për shkak të diskriminimit të kësaj periudhe kohore të viteve 90. Të gjithë punëtorët janë largu brenda dite, brenda jave e brenda muajit dhe është bërë etnikisht spastrimi i vendeve të punës së shqiptareve nga ish regjimi. Nuk kanë marr nga privatizimi të gjithë punëtorët njësoj”, tregoi ai.

Arifi ka folur edhe për privatizimin me sipn off special duke treguar se numri më i madh i tyre ka ndodhur gjatë kohës së AKM-së por, sipas tij ka pasur edhe gjatë kohës së AKP-së.

“25 ose 26 kanë qenë spin off special ku 4 prej tyre i kemi tërheq aksionet”, tha ai.

Në këtë komision pritet të raportojnë edhe Ekrem Hajdari, ish- Drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për dhe Mrika Tahiri, ish- Drejtore Menaxhuese.